Riedukimi “Rama”, gazetarët dalin të hënën në protestë!

Advertisement

Pas rasteve të përsëritura të sulmeve që kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj gazetarëve, këta të fundit kanë vendosur të ngrihen në protestë. Në mbështetje të kolegut Klevin Muka, dhe Ambrozia Meta gazetarët do protestojnë të hënën në orën 19:00 përpara kryeministrisë. Gazetarët kanë zgjedhur një mënyrë mjaft simbolike për të përcjellë një mesazh për çensurën që pushteti ka vendosur ndaj tyre.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp, i mohoi gazetarit të A2 CNN të drejtën për të bërë pyetje. Teksa ai pyeti ministren nëse e ka zbatuar kodin e etikës me bashkëshortin e saj biznesmen dhe investitor strategjik, Rama e ndërpreu duke i ndaluar të drejtën për të ndjekur konferencat për 3 muaj. Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë është i pari politikan që ka shpikur riedukimin për gazetarët që bëjnë pyetje në interes të popullit.

Advertisement
Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement