Shpërthimi i Covid, Pekini nis testimin për miliona banorë

Advertisement

Autoritetet në Pekin kanë rritur përpjekjet për të penguar përhapjen e COVID-19, pas identifikimit të një vatre të re. Shpërthimi i ri i SarsCovid2 ka të bëjë me gjurmimin e 200 rasteve të reja në një bar i cili u rihap javën e kaluar pas lehtësimit të  kufizimeve.

Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit  ku gjendet  edhe vatra e re ka nisur testimin masiv të 3.5 milionë banorëve.

Advertisement

Mësohet se nëpër lagje janë instaluar barriera të mëdha metalike  ndërsa të gjitha ambientet janë dezinfektuar.Shpërthimet e reja me covid-19  po rrisin shqetësimet për ekonominë e Kinës dhe  efektet negative në botë. Ky shtet është ende duke marrë veten pas izolimit dymujor të qytetit më të madh kinez atij të  Shangait.

Teksa pjesa më e madhe e botës po përpiqet që të jetojë me virusin Kina është e vendosur  të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID -19.”

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement