Mazhoranca e rrëzoi javën e kaluar/ 35 deputetë të opozitës ridorëzojnë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike

Advertisement

Njoftimi i plotë nga PD:

“Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike.

Advertisement

Pas tërheqjes së deputetit Agron Duka, për shkak të miqësisë me bashkëshortin e ministres Olta Xhacka, që ka përfituar statusin e investitorit strategjik, deputetët nismëtar ridorëzuan kërkesën duke plotësuar atë me nënshkrimet e nevojshme. Por socialistët e rrëzuan me pretendimin se kërkesa duhet të ishte bërë nga fillimi dhe firmat duhet të ishin mbledhur sërisht pas tërheqjes së deputetit Duka.

Taulant Balla sfidoi grupin nismëtar duke i kërkuar që ta paraqesin kërkesën pasi të mbledhin firmat përsëri dhe socialistët do ta marrin në shqyrtim. “Mblidhini të njëjtët firmëtar dhe hajde të bëjmë debatin. Debati zhvillohet kur kërkesa përmbush kriteret formale. I përmbush kriteret formale me një deputet që thotë se është tërhequr. Kërkesën bëjeni nga fillimi për të plotësuar kriterin formal” – u shpreh Balla.

Menjëherë pretendimi i socialistëve u hodh poshtë nga deputeti Gazment Bardhi, i cili u shpreh se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëve të tjerë. Bardhi akuzoi mazhorancën se po nxjerr justifikime të kota, për të penguar hetimin dhe transparencën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike, ku kanë përfituar miq dhe familjarë të ministrave socialistë. Ai premtoi se opozita do i shkojë kësaj çështje deri në fund. “Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit dhe kushtetutës. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë për sa i përket investimeve strategjike”- tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement