Ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e fortë:Mjaft më me korrupsion

Advertisement

Ambasadorja amerikane e Shqipërisë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të qartë, për politikën por edhe për shoqërinë duke kërkuar që një herë e mirë të marrë fund korrupsioni në vendin tonë.

Sipas saj, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur demokracinë. Diplomatja e lartë e SHBA-ve, deklaroi ndër të tjera se populli shqiptar hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin, si dy forma të korrupsionit.

Advertisement

“Më duhet të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këtu që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që i kalon përkushtimin e saj të mëparshëm dhe për këtë ju nxisim

Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë cdo të thotë kur nuk e lufton korrupsion dhe kur nuk e mbron demokracinë

Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA duhet të bëjmë sëbashkë forcat në këtë cast historik për të thënë mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë.

Mendoni se ku keni arritur si vend. Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin.

Diktatura dhe komunizmi janë forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit. Ju doni që fëmijët tuaj të kenë të njëjtën mundësi si c’do fëmijë tjetër. Nëse punojnë fort në të ardhmen fëmijët tuaj do të fitojnë mjaftueshëm para për të kujdesur për familjen e tyre, ndaj le ti japim fund korrupsionit. Të ecim hap pas hapi sepse Shqipëria do të ecë përpara dhe SHBA do të bëjë përpara së bashku me ju”, u shpreh Yuri Kim.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement