Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk është treguar aspak gjerman kur ka folur për Open Balkan, i pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët me Albin Kurtin në Prishtinë, të premten e 10 qershorit.
Pyetja ishte e qartë: A e përkrahni, apo e kundërshtoni Open Balkan?
Përgjigja: skaj tjetër i qartësisë dhe krejtësisht diplomatike.
Sa i përket Open Balkan duhet ta bëj të qartë që, për ne, prioritet të madh ka Tregu i Përbashkët Rajonal, i cili mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet që janë brenda atij tregu mund të realizohen dhe të çohen përpara. Është e rëndësishme të arrihen përparime që janë të arritshme”.
Përgjigjja e tij e shkurtër vazhdoi, por prapë e tërthortë.
“Në qoftë se më lejoni të shtoj, të gjithë duan të shkojnë në BE, atje edhe ashtu ekzistojnë dhe janë të vlefshme rregullat e lirive të lëvizjes, mallrave etj…”
Like Page dhe Join Group