Zërat për një romancë me Johnny Depp, avokatja Camille Vasquez shfaqet në hotel me…

Advertisement

Gjyqi më i komentuar së fundmi në të gjithë botën, nuk solli në qendër të vëmendjes vetëm dy protagonstët Johnny Depp dhe Amber Heard, por edhe avokatët e tyre.

Ishte veçanërisht avokatja e aktorit të famshëm të Hollywood-it, Camille Vasquez, ajo që mori vëmendjen më të madhe pasi u komentua edhe për një romancë me Depp.

Advertisement

Por gjithçka duket ishte thjesht një dëshirë e fansave, pasi së fundmi ajo është fotografuar krah të dashurit të saj, Edward Owen.

Camille Vasquez mund të jetë ylli më i nxehtë i Hollywood-it për momentin, por i dashuri i saj Edward Owen, e dinte se ajo ishte e veçantë përpara se ajo të bëhej qendra e vëmendjes.

Vasquez u pa në hotelin Ritz-Carlton në Virxhinia me të dashurin e saj. Dyshja u bombardua me pyetje, fotografë dhe fansa teksa po shkonin drejt aeroportit. Owen dukej në humor të mirë teksa bënte selfie me shikuesit. Gazetarët u përpoqën të bënin një ose dy pyetje, por avokatja vazhdoi në destinacionin e saj të radhës ndërsa hipi në makinë.

“Është në distanca të gjata dhe ata të dy janë të suksesshëm në karrierën e tyre përkatëse, por ata shpresojnë ta bëjnë atë të funksionojë,” shtoi burimi i brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement