Harry dhe Meghan publikojnë për herë të parë foton e vajzës së tyre

Advertisement

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë shpërndarë një fotografi të vajzës së tyre, Lilibet për herë të parë. Fotoja është realizuar në ditëlindjen e saj të parë gjatë festimeve të Jubileut Platin të Mbretëreshës.

Lilibet Diana Mountbatten-Windsor mbushi një vjeç të shtunën, gjatë vizitës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar. Ata organizuan një piknik në oborrin e shtëpisë në Frogmore Cottage me miqtë e ngushtë dhe familjen.

Advertisement

Zëdhënësi i çiftit ka deklaruar se festa ka qenë rastësore dhe private, ndërsa fotografia është realizuar nga një mik i përbashkët i tyre.

Sipas The Guardian, Harry dhe Meghan ishin jashtëzakonisht të prekur nga urimet e panumërta për ditëlindjen për vajzën e tyre dhe kanë mbetur të mahnitur kur mësuan se njerëzit në mbarë botën kishin dhënë ndihma financiare.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement