Rama:Do shkel protokollin, të flas në anglisht që të shmang përkthimin e keq

Advertisement

Sot në Kryeministri është organizuar një aktivitet ku u  nderua me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandanti i Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Kryeministri Edi Rama e mbajti fjalën e tij në gjuhën angleze kjo një mënyrë sipas tij që do të shmangte keqkuptimet që lindin nga një përkthim i keq,

Advertisement

Rama theksoi se shpesh herë përkthimet jo të duhura kanë krijuar probleme mes tij dhe SHBA-së.

RAMA: Do e nis duke shkelur protokollin, do flas në anglisht për të nderuar mikun tonë të nderit por po kështu edhe për të shmangur përkthimin e keq që ndonjëherë krijon probleme mes meje dhe SHBA.

Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë ka pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj.

Në Kryeministri, sot për vizionin, kontributin dhe bashkëpunimin me forcat e Armatosura Shqiptare, si dhe për mbështetjen e rolit të Shqipërisë në ruajtjen e paqes e sigurisë rajonale i dorëzohet medalja “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement