Policia ka realizuar operacionin ‘Alert’ ditën e sotme ku pas informacioneve të marra ,është vënë në pranga 41 vjeçari R.H i cili pavarësisht se ishte në arrest shtëpie, ka dalë nëpër qytetin e Krujës duke lëvizur i armatosur.
Pas informacioneve të marra, policia ka kontroluar çantën e 41 vjeçarit të cilit i’u gjetën armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Njoftimi i Plotë nga Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”.
Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë.
Theu masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”, dhe qarkullonte i armatosur me armë zjarri, kapet në Fushë Krujë, 41-vjeçari.
Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit maksimal për zbatimin e masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes, krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit dhe eskortimin drejt Tiranës të tifozëve, përfaqësuesve të UEFA-s dhe të të gjithë shtetasve të huaj që vijnë në Tiranë për të mbështetur ekipet e tyre, në Finalen e UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës dhe Feyenoordit, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike.
Like Page dhe Join Group