Balla: Ne jemi për të gjitha mënyrat e mundshme me përjashtimin e formulës së propozuar nga Alibeaj, 4-2-1 që nuk quhet negociatë. Kështu që orët në vijim do të jenë ditë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat.
Pyetje: Nëse shkojmë në raundin e katërt, me një kandidat të propozuar nga ju?
Balla: Ne sot presim propozime konkrete nga opozita, nuk kemi marrë qoftë edhe një emër të vetëm nga ata që të shkojë në grupin parlamentar të PS-së dhe t’ua paraqes. Kusht që ose zgjidh një nga katër emrat e mi, ose nuk pranohet, kjo besoj se është qesharake.
Pyetje: Të njëjtën procedurë do ndiqni edhe me grupet e tjera parlamentare?
Balla: Po, në fakt ata kanë qenë më bashkëpunues, kemi rënë dakordqë në fillim për t’u ulur në tryezë.
Like Page dhe Join Group