Scholz do të vijë në Ballkan me mesazhe të qarta, zyra e kancelarit gjerman zbulon disa prej tyre

Advertisement

Para mbledhjes së Këshillit Evropian që do të mbahet me 23 dhe 24 qershor, pritet që në rajonin e Ballkanit perëndimor të qëndrojë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Një gjë të tillë, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e kanë konfirmuar nga Zyra e Kancelarit të Gjermanisë në Berlin.

Advertisement

Në përgjigje me shkrim për RTKlive, Zyra e Kancelarit gjerman, është pyetur për vizitën e Scholzit në vendet e Ballkanit perëndimor.

Kjo, pas raportimit të DW në gjuhën serbe, se ai pritet të qëndrojë në Serbi dhe disa vende të tjera të rajonit, duke nisur nga data 10 qershor.

Zyra e Kancelarit Scholz rekomandon që për të marrë përgjigje,  tash për tash  duhet shikuar dhe bazuar në fjalimin e tij të mbajtur në Bundestag, të enjten me 19 maj.

“Fakti që nuk ka rrugë të shkurtra në rrugën drejt BE-së është gjithashtu një kërkesë e drejtë ndaj gjashtë vendeve në Ballkanin Perëndimor”, citohet të ketë thënë Scholz.

Në atë fjalim të gjatë, Scholz kishte folur me fjali të qarta për gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor.

Në adresimin e tij para deputetëve gjermanë, sipas Zyrës së Kancelarit Scholz, ky i fundit citohet të ketë thënë se-“prej vitesh këto gjashtë vende,  kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësim”.

“Mbajtja e premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Tani më shumë se kurrë, integrimi i tyre është edhe në interesin tonë strategjik”, ka thënë Scholz para ligjvënësve gjermanë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement