Elezi: Gjatë fushatës time defekt ishte se nuk mora mbështetjen e duhur nga strukturat e brendshme të PD-së

Advertisement

Ish-kreu i PD-së dega Kukës, Ibsen Elezi tha sot në emisionin “Të pathënat” në ‘Fax News’ se gjatë fushatës së tij në zgjedhjet për kryetarin e ri të opozitës nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga strukturat e brendshme të kësaj partie.

Elezi tha se në një kohë të shkurtër mori një rezultat që u tha se ishte 6% e votave por në fakt sipas tij arriti 10%.

Advertisement

Ai tha ndër të tjera se në takimet që ka organizuar në disa qytete me demokratë ka pasur diskutim real dhe jo elementë propagandistikë si në takimet e Berishës.

Pjesë nga intervista në studio:
Elezi: Në anëtarësi jam munduar të shpjegoj problematikat duke qenë se jam nje njohës i hershëm i strukturave dhe organizimit të brendshëm të PD.

-Keni vizituar gjithë Shqipërinë a keni pasur mbështetjen e strukturave të PD-së?

Elezi: Me ¼ e strukturave kam komunikuar, ky ishte defekt i gjithë fushatës. Nëpërmjet medieve jam munduar të komunikoj me të gjithë strukturat dhe opinionin publik dhe në këtë garë mendoj se kam dhënë një imazh pozitiv jo veç për vete por edhe për PD-në.

Platformat ndërtohen në mjedise reale jo imagjinare. Sistemi që ne kemi përballë nuk është nje qeverisje normale por po shpopullon e varfëron vendin, largimi masiv e tregon. Barra e opozitës është e madhe, Berisha ka marrë aksion politik 8 mujor dhe njerëzit janë ndërlidh me atë aksion dhe ky është fakt.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement