A do të arrihet marrëveshje me Serbinë? Nisin diskutimet në Kosovë: Jemi pranë finalizimit të…

Advertisement

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme lidhur me dialogun me Serbinë. Çështja e targave dhe ajo e energjisë elektrike Bislimi tha se ishin parë si parakusht për krijimin e një atmosfere të përshtatshme për negociatat mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Bislimi tha se është shumë afër arritja e një marrëveshjeje me Serbinë për çështjen e furnizimit, faturimit dhe pagesës së faturave të energjisë elektrike në veri të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Advertisement

“Te çështja e energjisë ne kemi prezantuar një udhërrëfyes se si duhet të vijmë deri te normalizimi i situatës me normalizim që ka paraparë hapa nga licencimi i Elektroserverit deri te faturimi i plotë. Për këtë janë paraparë 105 ditë dhe mendoj që ne jemi shumë afër finalizimit të kësaj marrëveshjeje dhe mbase edhe shumë shpejt mund të thuhet se ka dakordim dypalësh që të fillojë implementimi i saj”, tha ai.

Duke mos dashur të japë detaje të marrëveshjes në mënyrë që, siç tha, “të mos rrezikohet asgjë”, Bislimi theksoi se më në fund, mund të ketë rezultate konkrete në këtë çështje.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement