Me ritme të furishme e të paparashikuara/ Pas këtij përshkrimi do të ndryshoni mendje për shenjën e binjakëve

Advertisement

Prej ditës së nesërme hymë zyrtarisht në shenjën e Binjakëve, një prej shenjave më simpatike të horoskopit. Të drejtpërdrejtë, të shpenguar, të vërtetë, punëtore dhe mbi të gjitha ambicioze, janë këto disa prej karakteristikave që i bëjnë unikë njerëzit e lindur nën këtë shenjë ajri. Ata shquhet për natyrën e tyre sociale dhe altruiste, aq sa nuk do të ekzagjeronim aspak po të thoshim se është një prej shenjave më zemërgjera dhe bujare të horoskopit. Femrat që i përkasin kësaj shenje janë shumë të lidhura me familjen, kjo është edhe arsyeja që i kushtojnë shumë rëndësi ndërtimit të marrëdhënieve të sinqerta me cilindo pjesëtar të saj.

Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, Binjakët ndryshojnë katërçipërisht dhe shndërrohen nga shenja e sigurt në një shenjë të lëkundur e të pasigurt dhe të pavendosur. Partneri i saj duhet të dijë se si t’i përshtatet ritmeve të saj të furishme e të paparashikuara. Për t’i pëlqyer dikujt, ajo di se si të tregohet e ëmbël, e dashur, por mund të bëhet shumë xheloze, me dëshirë të madhe për të sunduar tek të tjerët dhe tekanjoze. Shumë mund t’i quajnë mendjelehtë sepse shpesh herë ata nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e pamatura që bëjnë. Binjakët harrojnë se ç’kanë bërë dhe ajo që dinë të bëjnë më mirë është të vazhdojnë para, pa e vrarë mendjen për atë që kanë lënë pas.

Advertisement

jenë njerëzit më të adaptueshëm, të ëmbël dhe të gjithanshëm; nga ana tjetër, ata mund të kenë një karakter aq të fortë, sa që të bëhen të frikshëm. Është një nga shenjat me më shumë karakter, sepse ato janë konstantë, të palodhur dhe nuk kanë frikë nga sfidat, dhe gjithmonë e mbajnë fjalën e dhënë. Ata gjithashtu kanë një forcë që i pengon të heqin dorë. Binjakët mund të jenë të vështirë për t’u kuptuar ndonjëherë, por nuk ka luftëtar më të mirë se kjo shenjë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement