‘Nuk kam ndenjur kot’, Eneda Tarifa jep lajmin e shumëpritur

Advertisement

Këngëtarja Eneda Tarifa prej disa kohësh ka qenë në pauzë sa i përket këngëve të reja.

Mirëpo fansat e saj duan të dinë nëse ajo po punon për ndonjë projekt të ri.

Advertisement

“Ndodh që ndonjëherë ne artistët kemi vrull, ndonjëherë kërkojmë pauzë, është me periudha kjo puna e prodhimeve. Unë së fundmi kam punuar 3 këngë, i kam mbaruar dhe jam duke gjetur datat për të regjistruar videoklipet përkatëse. Këtë verë do të ketë të paktën 2, tjetrën do ta lëmë për vjeshtë. Nuk kam ndejtur kot por nuk kam qenë aktivja që duhet të jem gjatë vitit. Dueti me Renis Gjokën është një këngë e lehtë, tekstin e kam bërë unë, është Reggaeton dhe ka një temë të këndshme që nuk dua t’a zbulojë. Ka të bëjë me një çift që njihen”- bën të ditur Eneda Tarifa.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement