Mëngjesin e së premtes ka nisur mbledhja e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla me krerët e grupeve parlamentare të tjera për të negociuar për kriteret e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.
Takimi i parë ishte mes Ballës dhe kryetares së Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda. Ky takim do të pasohet me disktume me kryetarin e Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu.
Ia vlen të theksohet se edhe pse nuk ishte pjesë e agjendës së disktumeve, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u shfaq edhe Enkelejd Alibeaj, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Po ashtu, Partia Socialiste nuk do të dërgojë propozim në raundin e parë, duke plotësuar një nga kërkesat e opozitës shqiptare.
Sakaq është lajmëruar se më 16 maj, në orën 17:00, do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit.
Ky vendim u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Gjithashtu është njoftuar se, më 15 maj, ora 16:00, është afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve.
Këtë e bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, pas votimit pro.
Ndërsa, më 16 maj, ora 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave.
Like Page dhe Join Group