Fakti që bota po mësohet të jetojë me luftën në Ukrainë, është gabim

Advertisement

Në fund të muajit prill, dy muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, bota kuptoi thellësinë e ndryshimit që pasoi lufta.

Ëndrrat për një zgjidhje të shpejtë avulluan.

Advertisement

Tashmë lufta është “normalizuar” për mrekulli, e pranuar si një proces që do të vazhdojë pafundësisht.

Frika nga një përshkallëzim i papritur dhe i madh do të ndikojë mbi jetën tonë të përditshme.

Në Suedi dhe vende të tjera, autoritetet këshilluan popullsinë që të grumbullonte ushqime për t’i mbijetuar luftës, nëse është e nevojshme.

Filozofi slloven Slavoj Žižek shkruan për këtë në një artikull, për botimin gjerman “Die Welt”.

Ai thekson se ndryshime në qëndrimin ndaj luftës vërehen në të dy anët e frontit.

Në Rusi, biseda për një konflikt global po bëhet gjithnjë e më e fortë. Shefja e agjencisë “Russia Today”, Margarita Simonyan, së fundmi u shpreh se “ose humbim në Ukrainë, ose fillon një luftë e tretë botërore”.

“Personalisht, mendoj se skenari i Luftës së Tretë Botërore është më realist”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement