Vizita e Ramës mund të konsiderohet si një ndër vizitat më interesante që një kryetar qeverie ka zhvilluar në historinë politike
Në orën 11:30, kryeministri shqiptar ka nisur takimin e tij me Thaçin, i cili pritet të zgjasë tri orë.
Ish-presidenti i Kosovës është paraqitur këtë të martë në seancën e radhës në Gjykatën Speciale në Hagë.
Historia ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është vizituar nga krerë qeveritarë vetëm për takime formale.
Mund të sjellim shembullin e kryeministrit holandez, Mark Rutte, në vitin 2011 apo ish-kryeministren norvegjeze, Erna Solberg, në vitin 2015.
Por, asnjë agjendë e tyre nuk përmbante një kornizë të tillë politike dhe miqësore.
Burgu ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjendet jashtë Hagës, në periferi të Scheveningen-it.
Haaglanden është një burg unik në Holandë, pasi është i vetmi që ka një qendër kujdesi për të paraburgosurit.
Like Page dhe Join Group