Putin nuk ka rrugëdalje nga lufta me Ukrainën, sipas Biden-it

Advertisement

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka rrugëdalje nga lufta me Ukrainën.

Kështu deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, njofton Reuters.

Advertisement

Sipas liderit amerikan, Putin-i është shumë i kujdesshëm.

Biden është i shqetësuar se “tani ai nuk ka rrugëdalje”. Presidenti amerikan vuri në dukje se presidenti rus po përpiqet të kuptojë se si ta zgjidhë këtë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh gjithashtu se Putin-i gabimisht mendoi se pushtimi i Ukrainës do të ndante NATO-n dhe BE-në.

Në vend të kësaj, SHBA-të dhe aleatët u mblodhën dhe i erdhën në ndihmë Ukrainës, shtoi Biden.

Më 9 maj, presidenti i Shteteve të Bashkuara nënshkroi ligjin S. 3522 për Huadhënien dhe Mbrojtjen e Demokracisë në Ukrainë.

Ligji do t’i lejojë SHBA-ve që t’i japin Ukrainës menjëherë armë për t’u mbrojtur kundër agresionit rus duke reduktuar burokracitë.

Gjithashtu, Ukraina do të marrë ndihmë financiare në një vëllim shumë më të madh se më parë.

Ai lejon dhurimin de facto të armëve me kusht që vendi marrës të paguajë më vonë

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement