E rëndë në Tiranë/ Makina përplas çiftin me fëmijën në karrocë, ikën nga vendngjarja

Advertisement

Aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Burime bëjnë të ditur se pranë kompleksit ‘Delijorgji’ mjeti ‘Mercedezi’ ka aksidentuar një çift. Këta të fundit ishin së bashku me fëmijën e mitur me karrocë, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Ende nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Advertisement

Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement