Mehmeti: Në “Elbasan Arena” të detyruar, Tirana ka ndeshje të tjera për titullin

Advertisement

Për Dritan Mehmetin ndeshja e Partizanit me Tiranën është shumë e rëndësishme për objektivat e klubit “të kuq”, përveç faktit se është derbi më i rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të supersfidës, që do të luhet këtë të shtunë në orën 19:45, trajneri i Partizanit theksoi se Tirana ka pika të dobëta, të cilat sipas Mehmetit mund të goditen.

Advertisement

I pyetur se pse kjo ndeshje do të luhet në “Elbasan Arena” dhe jo në “Selman Stërmasi”, ai shtoi se ishte një vendim që u ndikua nga autoritetet, pasi nuk morën përsipër sigurinë e ndeshjes.

Derbi: Kur bëhet fjalë për derbin është diçka e veçantë është një histori tjetër. Pavarësisht objektivave që kanë të dyja klubet është një derbi dhe ne nuk mund ta menaxhojmë objektivin që ata kanë fitimin e titullit ndërsa ne arritjen e objektivit minimal që të mbërrijmë në Kupat e Europës. E rëndësishme është që të interpretojmë ashtu si duhet derbin dhe shpresoj që të arrijmë të tregojmë atë që kemi bërë kohët e fundit sepse skuadra është paraqitur sesi stërvitet dhe ashtu siç lojtarët kanë karakterin.

Ndeshja ndaj Tiranës: Tirana ka kualitetet e saj, siç mund të ketë pikat e forta ka edhe pika të dobëta. Siç edhe ne kemi elementë shumë cilësorë që mund t’i godasim. Ne marrim maksimumin, stërvitemi pavarësisht kundërshtarit. Derbi është derbi dhe detyrat taktike kalojnë përtej. Këtu kemi lojtarë kampionë, por kemi dhe lojtarë që nuk e kanë provuar derbin dhe është një miks i tillë në aspektin psikologjik, shpresojmë të fitojmë nesër.

Ngarkesa psiko-fizike: Kam një staf shumë të mirë, punojmë të gjithë dhe nuk është vetëm merita ime, por e gjithë stafit, e lojtarëve që jemi në këtë pikë. Ndeshjen derbi me Dinamon kemi luajtur rreth 55 minuta me dhjetë lojtarë. Edhe me Kukësin kemi luajtur 100 minuta edhe ajo ka pasur ngarkesën psiko-fizike, kemi derbin dhe mendoj se skuadra do të japë gjithçka.

“Selman Stërmasi” apo “Elbasan Arena”? Me thënë të vërtetën do të ishte më mirë të luhej derbi në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ sepse ne edhe kur kemi dalë kampionë, pavarësisht se ky stadium nuk është i yni, por i Bashkisë, por ne kemi fat edhe do të ishte më mirë aty. Autoritetet nuk morën përsipër organizimin e ndeshjes aty dhe u detyruam ta zhvillojmë ndeshjen në “Elbasan Arena”.

Shpallja kampion e TiranësUnë nuk merrem se çfarë mendon Tirana dhe kur ata duhet të shpallen kampionë. Tirana ka ndeshje të tjera për të dalë kampion.

Sfida e ndjekur në stadium në Tirana-TeutaNe jemi rivalë të përjetshëm brenda kornizës së ‘Fair Play’-it, shkova të shoh një ndeshje për kënaqësi, por edhe për të parë gjendjen që ka Tirana. Këtë gjë mund ta bënte dhe trajneri i Tiranës që të vinte ta shihte Partizanin.

Parashikimi i derbit: Është e vështirë që të parashikosh një derbi nëse duhet të jesh cinikë apo të jetë një lojë e hapur. Tirana i ka shfrytëzuar shumë mirë elementët që ka sepse në situatat e ndryshme i shënon golat, por unë e shoh te skuadra ime që vuaj në 20 metrat e fundit, prodhojmë shumë dhe shpërdorojmë shumë raste për gol.

Menaxhimi i skuadrësKjo është pjesë që është menaxhimi dhe tranzicioni që po kalon Partizani, ndërsa Tirana e ka ruajtur boshtin. Vitin e kaluar ata nuk ishin në Europë, ruajtën boshtin dhe trajnerin dhe ata u shpallën kampionë.

Komoditeti i skuadrës: Nuk e ndjej veten komod, unë mendoj vetëm për ndeshjen e radhës. Nëse do të ndihesha komod do të bëja gabimin më të madh unë edhe e gjithë skuadra, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse ende nuk ka përfunduar asgjë. Lojtarët as nuk e mbajnë mend kur e kanë fituar derbin e fundit, janë fokusuar vetëm te e ardhmja sepse është në mentalitetin e tyre.

TifozëtNe e kemi shumë të rëndësishme dhe nuk bëjmë pa tifozët. Kanë bërë gjithçka, i bëj thirrje të jemi të gjithë bashkë, sepse këtu tregohet sesa e duam klubin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement