Mesazhi i Marash Kumbullës për finalen e Tiranës: “Air Albania” do të jetë si “Olimpico”

Advertisement

Kualifikimi i Romës në finale të Conference League ka lumturuar edhe tifozët shqiptarë, që në shumicë presim triumfin e skuadrës verdhekuqe dhe sigurisht të mbrojtësit kuqezi, Marash Kumbulla. 22-vjeçari, një ditë pasi Roma e tij preu biletën e finales, ka reaguar me një mesazh në dy gjuhë (shqip dhe italisht) në rrjetet sociale, duke qenë i sigurt për mbështetjen që shqiptarët t’i japin Romës në “Air Albania”.

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë së Romës. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale europiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur. Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Daje Roma

Advertisement

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement