Si ndodhi plagosja e Edis Reçaj dhe pse heshtin palët? Zbardhet vendimi i gjykatës

Advertisement

Është lënë në arrest i riu Elfat Salihi nga Gjykata e Shkodrës, i cili plagosi me armë zjarri 28-vjecarin Edis Reçaj. Salihi nuk ka folur në seancën e zhvilluar ditën e djeshme dhe gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Salihi dyshohet se e ka plagosur Edis Reçaj në 19 prill 2022, në lagjen “Perash” të Shkodrës për motive të dobëta i cili banonte në lagjen “Partizani” të Shkodrës sipas burimeve nga policia. Autori i dyshuar është prangosur në 28 prill në një hotel në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës.

Advertisement

Të dy personat e përfshirë në ngjarje njiheshin me njëri-tjetrin megjithatë janë përfshirë në një debat të çastit, duke sjellë plagosjen e 28-vjeçarit. Pas plagosjes, Reçaj dëshmar në polici ku deklaron se nuk e ka idenë se kush e ka plagosur.

“Kam qenë duke qëndruar në trotuar kur një person papritur ka ardhur nga mbrapa meje dhe më ka qëlluar duke më plagosur. Unë nuk e kam idenë se kush ka qenë. Di vetëm që ka qenë me një kapuç të zi dhe është larguar me shpejtësi.

Nuk kam arritur që ta njoh apo që ta shoh. Nuk e di se kush mund të jetë autori, sepse nuk kam probleme apo konflikte me persona të tjerë”, ka thënë 28-vjeçari.

Policia e Shkodrës ka dyshime se shtetasi Edis Reçaj e di se kush e ka plagosur dhe se ata njihne me njëri-tjetrin, madje kanë qenë bashkë derisa në momentin e sherrit kur ka ndodhur edhe plagosja.

Reçaj ka mbetur i plagosur në këmbën e djathtë dhe ka shkuar vetë në spital i shoqëruar nga shokët dhe në atë moment mjekët kanë njoftuar forcat e rendit.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement