Priste të bëhej baba, futbollisti vdes në fushë nga ataku kardiak

Advertisement

“Re të zeza” e kanë kapluar futbollin. Një futbollist 29-vjeçar është “shembur” në tokë në një stadium në Lamia të Greqisë për shkak të atakut kardiak. Ai u dërguar në spital, por nuk mundi të shpëtojë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në stadiumin e Neos Krikellos, ku Iraklis Roditsas po luante kundër Divrit. I riu luajti si zëvendësues në pjesën e dytë dhe rreth një çerek para përfundimit të ndeshjes u ndje keq dhe u largua i vetëm në dhomën e zhveshjes ku edhe ra në tokë.

Advertisement

Mjeku i ndeshjes dhe një tjetër staf ndihmës që ndodhej në stadium për të ofruar ndihmën e parë kanë nxituar, ndërsa është thirrur një ambulancë e cila ka mbërritur menjëherë në stadiumin por futbollisti fatkeq nuk shpëtoi.

Të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët e skuadrës së Iraklis Roditsas janë të shkatërruar nga humbja e futbollistit 29-vjeçar, i cili në fakt pas pak muajsh do të bëhej baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement