Foshnja ndërroi jetë pasi u la në valixhe, shoqërohet nëna e fëmijës në Korçë

Advertisement

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Korcë, ku një fëmijë është gjetur pa shenja të jetës në një valixhe.

Nëna e bebes dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nëna e shoqëruar nga policia është dërguar në Urgjencën e Spitalit, ku po merret në pyetje, raporton Faxweb.

Advertisement

Ajo po pyetet për të mësuar më shumë rreth ngjarjes shokuese që ndodhi sot në Korcë. Nëna e foshnjës ka qenë vazhdimisht nën kontrollin e mjekëve të Qendrës të Shëndetit Mendor.

Madje, ajo është edhe e kartelizuar pranë Qendrës të Shëndetit Mendor. Nëna nuk ka pranuar të marrë mjekim nga mjekët.

Sot, bashkëshorti i gruas ka gjetur në dollap foshnjën pa jetë. Nuk dihet sesi bebja ka përfunduar aty. Cifti kanë një djalë më të rritur, që po ashtu dyshohet se ka probleme.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement