Moviola e Partizani-Dinamo/ Penalltia “OK”, Skukës nuk i ecën “hedhja” (VIDEO)

Advertisement

Kreshnik Cjapi dha një penallti dhe një karton të kuq në pjesën e parë, duke e bërë mjaft intensive ndeshjen.

30′ Matondo prek topin me dorë në zonë. Cjapi merr kohë për t’u këshilluar me VAR-in dhe më pas zgjedh ta shikojë vetë në monitor. Pas 3 minutash akordon të verdhin e dytë për Matondon dhe e përjashton, teksa akordon penallti për Dinamon.

Advertisement

Nga pamjet e servirura, dallohet qartë se ka një prekje me dorë të kongolezit dhe kryesori Cjapi ka vepruar drejt me vendimin e tij.

Kishte pretendime se sfera ka prekur fillimisht gjoksin e më pas dorën, por fakti që topi nuk e ndryshon trajektoren dhe dora është e hapur, krijon precedentin e penalltisë. Kartoni i verdhë është gjithashtu i drejtë.

42′ Samake pengon Skukën, që kërkon penallti. Gjyqtari vazhdoi lojën, pamjet tregojnë se ka faull, por jashtë zonës.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement