Kërkojmë një president…në popull!

Advertisement

Nga Bekim Bici

Tentativa për të zgjedhur Presidentin e Republikës mes dhjetëra e qindra propozimeve, ku vetëm nga radhët e deputetëve socialistë janë 67 emra, sjell një situatë aspak të këndshme për rëndësinë që ka në vetvete posti i të parit të shtetit.

Advertisement

Një lider populist e karizmatik si kryeministri Edi Rama, në mandatin e tij të tretë po tenton të provojë gjëra të tjera, ndoshta edhe për të matur pulsin e qytetarëve apo edhe vetë opozitës, e cila ditët e sotme është më e përçarë se kurrë, duke i dhënë këtë mundësis e liri kreut të qeverisë, kur në kustet e një opozite të fortë e normale nuk do të guxonte t’i ndërmerrte.

E nisi me një referendum ilegjitim në bazë të të cilit legjitimoi të gjitha ato që kishte parashikuar për të ndërmarrë si hapa të mëtejshëm gjatë këtij mandati. Fakt është legalizimi i kanabisit, integrimi ndaras nga Maqedonia, Open Balkan apo amnistia fiskale.

Tashmë skenarin e tij numri një i qeverisë, e ka drejtuar ndaj postit të Presidentit, që me ligjin e ri kthehet në një kukull, edhe pse është autoriteti më i lartë shtetëror.

Një shoqëri Civile e ftuar për të propozuar emrin e Presidentit, ku në listë është edhe bashkëshortja e tij, edhe pse prej kohësh nuk është më pjesë e saj, apo edhe minoritarët grekë të drejtuar nga Greqia. Nuk është çudi që një qytetar të propozojë “Ujkun e Cërrikut” apo atë të “Shijakut” për President, në kushtet dhe mundësinë për ta bërë e ka çdokush.
Ka kandidatë të vetëshpallur, e kandidatë që teksa siç vetë kryeministri tregoi se më herët fliteshin në tryezën e liderëve, tashmë futen zarfeve, si qokat në rast vakie apo në martesë.

Kaq pa kompetenca është kreu i shtetit sa kryeministri Edi Rama, i cili ka të gjitha pushtetet dhe ka vërtetuar se për pushtet e votë nuk ‘të fal’, Presidentin e ka nxjerrë në ankand, këtë herë jo për shitje, por për ta zgjedhur.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement