Këshilla se si mund të lini cigaren

Advertisement

Pirja e duhanit shkakton shumë sëmundje, prandaj është e rëndësishme të jeni vullnet mirë dhe shumë shpejt do t’a lëni atë. Rreth 70 % e njerëzve duan ta lënë duhani, dhe rreth tre milion provojnë çdo vit.

Por është një lajm i mirë, sepse rreth 11 milion njerëz në botë, tani janë ish duhan pirës.

Advertisement

Lënia e duhanit është me të vërtetë një betejë e vështirë, por ka mjaft këshilla të cilat ju ndihmojnë për ta lënë atë.

Ja disa nga këshillat:

Pini shumë lëngje, mbani një lëng me vete, ose një gotë uji, ndërroni shijet dhe pijeni atë në mënyrë të vazhdueshme.

Jeni më aktiv, ecni në vend se t’a përdorni makinën apo autobusin apo edhe shkallët në vend të ashensorit. Ushtrimi juaj do të ju ndihmoj të relaksoheni.

Mendoni pozitivisht, tërheqja mund të jetë e pakëndshme, por mos harroni se trupi juaj po shërohet nga efektet e duhanit. Nervozizmi, kërkoni për të pirë duhan, por mos u shqetësoni kjo nervoz do të zhduket pas disa javësh.

Ndërrojeni rutinën tuaj, përpiquni që të bëni diqka krejt ndryshe se që e keni bërë më herët.

Nuk ka arsyetime, mos e mashtroni veten tuaj dhe të thoni ‘’Vetëm edhe një cigare’’ sepse ju shumë shpejt vazhdoni t’a kërkoni edhe një edhe një…

Trajtojeni veten mirë me paratë që ju keni blerë duhan, mbledhini ato dhe bëni dhurat vetes me diqka të bukur të cilën nuk e keni pasur.

Keni kujdes në ushqim, hani sa më shumë pemë dhe perime, ato janë shumë më të mira se ushqimet e ëmbla.

Kaloni çdo ditë bukur, sepse çdo ditë pa një cigare është një lajm i mirë për shëndetin tuaj, për rrethin tuaj dhe për xhepin tuaj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement