Më lehtë ndan atomin, sesa Berishën nga PD!

Advertisement

Nga Albano Zhapaj

Ata që menduan të ndanin Berishën nga PD, nuk mund të thuhet se kanë qenë (ose janë) njerëz të ditur, se të mençur jo e jo!Mund të jenë të parë në pozicione pushteti apo ekonomie, por jo të parë në njohuri politike e sociologji, se në shkenca ekzakte jo e jo.Nuk morën parasysh specifikat e këtij vendi, ku historia dhe tradita janë të ndërtuara mbi fondamentet e fjalës së dhënë, mbi besën, mbi burrërinë dhe mbi dinjitetin personal.Shqiptarët, për të kundërtën e asaj që besojnë fuqimisht, është vështirë ti bindë edhe i veti, se i huaji jo e jo.

Advertisement

Të bindësh një shqiptar që mikun, të cilin e ka pas mbajtur për mik të mirë, ta konsiderojë si mik të keq, nga sot nesër, do të thotë që nuk e njeh shqiptarin, se historinë e tij jo e jo.Të bindësh një të djathtë që Sali Berisha ka punuar me vetëdije kundër PD-së dhe vendit, do të thotë që nuk i njeh të djathtët, se demokratët jo e jo.Ata që e filluan këtë proces, sidomos në kushtet ku ndodhej opozita jonë, nuk kishin kuptuar që; të ndash Berishën nga PD, është si të ndash atomin.

“Berisha & PD” është Atom!Ja pse them se s’kanë qenë as ditur, e as të mençur, si ata persona(litete) që punuan nga brenda, ashtu edhe ata persona(litete) që punuan nga jashtë.Ndarja e atomit prodhon energji!Jo më kot energjia më e madhe që njihet deri më sot, është energjia atomike. Të ndash atomin provokon energji të atillë që, nëse nuk je i pregatitur për pasojat, nuk i bën dot ballë, se për ta menaxhuar jo e jo!Me këtë rast forcuam bindjen se; jo vetëm klasa jonë politike, por edhe ato të aleatëve tanë, kanë mungesë të theksuar burrash shteti, të pregatitur dhe vizionarë, siç kemi mësuar nga historia të jenë elitat e një vendi.

Lëvizjet e fundit dhe veprimet politike, kaq të parashikueshëm tanimë, për të menaxhuar energjinë që provokoi tentativa e dështuar e ndarjes së atomit Berisha-PD, janë thjesht tregues diletantizmi politik.Efektet e energjisë së ndarjes së atomit zgjidhen me njerëz të mençur që gjenden ndër diplomatë karriere dhe ekspertëve të duhur, dhe jo ndër ambasadorë rastësorë e milionerë shoqëri- (apo ndonjëgjë tjetër) hapur, se mendje-hapur jo e jo!Nuk preket “Atomi” o (shejtan) budallenj!

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement