“S’dua që fëmija im të jetë biseksual si unë”, deklarata që plasi debate në emision

Advertisement

Ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” u diskutua mbi fjalimin e fundit të Papa Françeskut, i cili iu bëri thirrje prindërve të mos i dënojnë fëmijët me orientim homoseksual.

Kjo temë u komentua me deklarata të forta dhe tone të lartë nga të ftuarit, nga ku nuk mungoi dhe një përplasje mes vetë dy pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Advertisement

Graciano Merko “u kap” me Xheni Karaj, pasi sipas tij nuk është normale në sytë e Zotit të kesh këtë orientim seksual.

Më tej ai shtoi se nuk do të donte kurrë që fëmijët e tij të kishin orientim seksual si ai vetë.

“S’dua të paragjykoj, por s’është normale në sytë e Zotit. S’e njeh as bibla e as kurani. Prindërit e mi më kanë pranuar, por s’janë të lumtur dhe unë kurrë s’iu çoja një partner burrë në shtëpi”, sqaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement