“Është faji i të dy palëve”/ Egzona për raportin Donald-Iliri: Keni thënë fjalë më shumë seç duhet

Advertisement

Egzona dhe Donaldi kanë krijuar një raport mjaft të mirë shoqëror brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Që në momentin kur moderatorja nga Kosova u bë pjesë e reality show-t, aktori i humorit u tregua shumë i hapur me të në lidhje me problemet që kishte aty brenda.

Së fundmi, teksa po bisedonin me njëri-tjetrin, Egzona iu drejtua Donaldit duke i thënë se “te ti ka njerzillëk”.

Advertisement

“Për mua është shumë e rëndësishme mënyra se si ti e lexove letrën e Ilirit, te ti ka njerzillëk por ka edhe tek ai që ta ka shkruar atë letër. Edhe pse rruga ju ka çuar në atë pikë është faji i të dy palëve sepse të dy palët keni thënë fjalë më shumë seç duhet. Egoja që keni nuk je lë të kërkoni falje”, i tha Egzona.

“Jo nuk është e vërtetë, unë kur kam gabuar gjithmonë kam kërkuar falje”, iu përgjigj Veshaj.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement