“Do vritet një deputet”, Spartak Braho përfundon në SPAK pas deklaratës së fortë

Advertisement

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos.

Ky i fundit, një ditë para protestës së organizuar nga Berisha më 8 janar në selinë e PD, tha në emisionin “Zona Zero” të gazetarit Thimi Samarxhiu në Top News, se një deputet demokrat do të vritej.

Advertisement

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, pas deklaratës së tij të fortë.

Deputeti Flamur Noka depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion kërkesë-padinë për Brahon.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.

Braho tha se protesta do të përfundonte me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.

Gjatë intervistës për në “Top News”, ish-deputeti socialist deklaroi se mund të ketë skenarë vrasje, që mund të përfshijnë edhe një deputet, ndërsa dha inicialet e deputetit që mund të jetë viktimë.

“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edh vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet…, rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshilli i jap të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement