Mourinho largon dy mesfushorët e njohur

Advertisement

Jose Mourinho vazhdon të rimodelojë skuadrën e Romës. Pasi ka siguruar nënshkrimet e Sergio Oliveira dhe Maitland-Niles, trajneri portugez po përgatit edhe dy largime të tjera, sipas La Gazzetta dello Sport .

I rikthyer nga Kupa e Kombeve të Afrikës, ku ishte me Guinean, Amadou Diawara tashmë e di se nuk llogaritet për trajnerin portugez dhe iu kërkua të kërkonte një klub të ri.

Advertisement

Sampdoria dhe Cagliari përmenden si palët kryesore të interesit në mesfushorin 24-vjeçar, në një marrëveshje që me shumë gjasa do të ishte një huazim.

Më i komplikuar është rasti i Mkhitaryan. 33-vjeçari armen përfundon kontratën e tij në qershor dhe tashmë ka pasur indikacione se nuk do të rinovojë kontratën. Kështu, nëse nuk pranon të largohet në janar, do të largohet nga kryeqyteti italian në verë, si lojtar i lirë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement