Shokuese/ Shkon me trupin e xhaxhait të vdekur tek Posta: Erdha të marr pensionin e tij

Advertisement

Declan Haughney vazhdon ta quajë veten të pafajshëm, pasi së bashku me një mik të tij, çuan trupin e vdekur të xhaxhait në një postë irlandeze për të marrë pensionin.

“Ai ishte i sëmurë, por nuk e dija se kishte vdekur, mendova se ishte ende gjallë”, u tha hetuesve protagonisti i historisë që tronditi komunitetin lokal të Carlow, në jug të kryeqytetit Dublin.

Advertisement

Për momentin, policia nuk ka marrë asnjë masë kufizuese ndaj 40-vjeçarit, por i dyshuari është ende nën hetim për veprën penale të mashtrimit.

“Pse duhet ta grabis xhaxhain? Unë jam 40 vjeç, nuk jam fëmijë”, shpjegoi ai për Irish Mirror, duke shtuar: “Unë nuk jam idiot që të shkoj në postë me një të vdekur për të marrë paratë e tij. Nuk jam i çmendur “.

Declan Haughney vazhdon të përsërisë se ai nuk e kuptoi që xhaxhai Peadar Doyle, 66 vjeç, ishte i vdekur kur ai dhe një mik e tërhoqën zvarrë nga shtëpia e tij në zyrën postare për të marrë pensionin.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement