Paralajmërimi i Veliajt për Armand Dukën, reagon SPAK: Nuk ka kallëzim për FSHF-në

Advertisement

Në Prokurorinë e Posaçme nuk është regjistruar asnjë padi ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka, për shpërdorim detyre.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi së fundmi se Prokuroria e Posaçme dhe ajo e Tiranës janë vënë në lëvizje sa i takon këtij shpërdorimi detyre, por burime në SPAK thanë se nuk ka asnjë padi të regjistruar.

Advertisement

Së fundmi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka shpallur ‘luftë’ të hapur Armand Dukës, në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të FSHF-së.

Veliaj ka kërkuar hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për Armand Dukën, me pretendimin se ky i fundit ka bërë abuzim me fondet e FSHF-së.

Ditën e sotme, FSHF ka publikuar një audiopërgjim të Veliajt gjatë takimit me anëtarët e shoqatës sportive Tirana, të cilëve i kërkon në formë presioni që të votojnë në kreun e kësaj shoqate emrin e mbështetur nga Bashkia Tiranës dhe jo atë të mbështetur nga Duka.

Gjatë këtij audiopërgjimi, ndër të tjera Veliaj dëgjohet duke folur me fjalë tepër banale dhe duke kërcënuar se do të aktivoizojë SPAK kundër Dukës, duke folur hapur se do të lëvizin çdo gurë për të rrëzuar Dukën nga pozicioni i Presidentit të FSHF-së pas 5 mandatesh.

Gjithsesi, ‘presioni’ i tij duket se nuk gjeti terren, pasi në votimet që u bënë sot, kryetar i shoqatës Tirana u zgjodh Krenar Alihmehmeti me 44 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër. Në këto zgjedhje nuk mori pjesë kandidati tjetër, Eduard Prodani, i mbështetur nga Veliaj, i cili u largua duke i quajtur këto si zgjedhje të manipuluara. Sipas Prodanit në zgjedhje ishin më shumë se 42 delegatë.

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement