Reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulta, mbyllet qarkullimi në rrugën e Arbrit

Advertisement

ARRSH njofton mbylljen e qarkullimit në Rrugën e Arbrit për shkak të rrezikshmërisë që paraqet tuneli i Murrizit.

Në njoftim thuhet se ky aks do të qëndrojë i mbyllur deri në një moment të dytë.

Advertisement

“Për shkak të reshjeve të dëndura te dëbores gjatë gjithe nates dhe në vazhdim + temperaturave shumë të ulëta, kalimi ne Bypasin e Murrizit bëhet tepër i rrezikshem.

Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!

Ju faleminderit”, njofton ARRSH.

ARRSH ka njoftuar po ashtu se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Drejtuesve të mjeteve i është bërë apeli që: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.”

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group




Advertisement