Tërmeti me magnitudë 6.7 godet vendin, tronditet kryeqyteti

Një tërmet ka rënë ditën e sotme në Indonezi duke goditur ishullin Java, teksa lëkundjet janë ndjerë fuqishëm edhe në kryeqytetin, Xhakarta.

Agjencia meteorologjike e vendit raportoi se tërmeti ka qenë i magnitudës 6.7 i shkallës rihter duke bërë që disa banorë në kryeqytetin Xhakarta të ikin nga ndërtesat në panic, raportojnë mediat e huaja.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Agjencia meteorologjike e Indonezisë (BMGK) tha se tërmeti goditi 52 km larg provincës Banten në një thellësi prej 10 km, por nuk kishte potencial për të shkaktuar cunami.

“Isha shumë e frikësuar, papritmas pati një tërmet dhe ishte shumë i fortë”, tha një 38-vjeçare.

“Kur e ndjeva, e kapa direkt fëmijën e punëdhënësit tim dhe vrapova poshtë”, shtoj dado.

Zyrtarët fillimisht nuk kanë bërë komente sa u përket dëmeve material apo në njerëz.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrtë e Paqësorit”, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e tokës takohen dhe krijojnë një numër të madh tërmetesh dhe vullkanesh.

Muajin e kaluar, një tërmet me magnitudë 7.4 goditi Indonezinë lindore, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami dhe gjithashtu duke i larguar banorët nga shtëpitë e tyre, por duke shkaktuar vetëm dëme të vogla.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group