“Shkoi me shenja në gjyq”/ Vdekja e shqiptarit në burgun francez, familjarët kërkojnë të zbardhet e vërteta

Vdekja e 29 vjeçarit shqiptar në Francë Refik Mata, më 17 dhjetor i cili u gjet pa jetë në qelinë e tij në burgun e Taraskonës, në Francë ka mbetur ende mister

Autoriteteve e burgut francez thanë se Mata ka kryer vetëvrasje. Por familja, banuese në Imperia, Itali, nuk e pranon këtë version dhe kërkon të hidhet dritë mbi vdekjen e papritur të njeriut të tyre.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Në Francë, çështja i është besuar avokates Julie Boano, e cila, pak ditë pas vdekjes së Matës, u takua me familjarët e tij brenda burgut për dorëzimin e sendeve personale.

Familja është e shqetësuar në veçanti nga një episod i ndodhur më 7 tetor, kur Refik Mata u paraqit në seancën për dëbimin nga Franca si alternativë ndaj burgimit, me dërgim në Shqipëri dhe ndalim rikthimi në Francë.

Atë ditë ai kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë e trup, por kur u pyet nga gjyqtari se pse i kishte ato shenja në trup, nuk dha asnjë përgjigje.

‘Atë ditë i kërkova burgut një hetim të brendshëm, por nuk mora vesh se çfarë u bë’, thotë për Imperia Post avokatja Julie Boano. ‘Refiku kishte nisur të punonte në burg dhe pas dy ditësh kishte të programuar vizitën e vëllait.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group