Habit Ed Sheeran, ndërton varrin e tij në fshatin personal prej 4.4 milionë eurosh

Ed Sheeran i ka çuditur të gjithe!  Ai ka bërë plane për të ndërtuar një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e mini-fshatit të tij në vlerë prej 4.4 milionë euro në Suffolk të quajtur Sheeranville.

Sipas DailyMail, fotografitë e reja tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Planet e fundit nënkuptojnë se ylli 30-vjeçar i popit mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham nëse planet që janë paraqitur për varrin marrin miratimin nga oficerët e këshillit.

Vendi privat i këngëtarit britanik është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, të cilat i japin atij një ndjesi gjithëpërfshirëse në formë varke.

Sheeran, i cili ka një vlerë fitimesh neto prej 264 milionë euro, fillimisht nuk arriti të merrte leje për një kishëz në kopshtin e tij, por në vitin 2019 ai paraqiti plane të zvogëluara të cilat u miratuan nga fqinjët e tij si dhe nga këshilli i famullisë.

Ndërtimi sapo ka filluar në ndërtesën e re për meditim dhe lutje, e cila është në veri të shtëpisë kryesore të Sheeranit, Ëynneys Hall dhe afër kufirit lindor të pronës.

Çatia është në formë gjetheje dhe planet origjinale thonë se dizajni është reflektues i formave që janë të njohura për të gjithë, duke lejuar çdo person të interpretojë simbolikën e tij në mënyrën e vet, gjë që pasqyron parimin e të qenit shumëpërdorues.

Ai tha se Sheeran kishte mysafirë që vizitonin nga e gjithë bota, të cilët të gjithë kanë besime dhe zakone të ndryshme dhe ai donte të siguronte një hapësirë në të cilën ai, familja e tij dhe këta vizitorë mund të shkonin për meditim, lutje dhe relaksim, për t’u takuar për të festuar dhe për të medituar në paqe dhe siguri nga trazirat.

Sheeran ka shpenzuar 45.7 milionë euro duke blerë pesë shtëpi për të krijuar pronën e tij në fshat, të quajtur Sheeranville, dhe një shtesë prej 3.5 milionë euro për rinovime të gjera,  duke përfshirë një bar, shtëpi në pemë, dhomë muzikore nëntokësore dhe tunele.

Ai ka shtuar gjithashtu një vend me kafshë të egra i cili i ka kushtuar 560 mijë euro, një kuzhinë në natyrë dhe një fushë futbolli.

Sheeran ka shpenzuar muaj për të realizuar peizazhin e pronës së madhe e cila përfshin një kopsht të rrethuar me mure, një kopsht me fruta, një mini-strehë për pula, dhi e dele dhe një zonë argëtimi me vaskë të nxehtë.

Sheeran bleu shtëpinë e tij të parë në këtë vend, për rreth 900,000 funte (një milion euro) në vitin 2012. 

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group