E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku socialist

Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij të afërt, ndërsa njoftojnë se Koshovari ka ndërruar jetë ditën e djeshme duke mos dhënë më shumë detaje.

“Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhshme, pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njërit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët. Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës”, shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi. Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit përgjatë viteve 2000-2003.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner
Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group