Ristani: Basha i ka duart e lara me gjakun e demokratëve, po shkatërron PD-në

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Task Force” të moderatores Sonila Meço, në Syri Tv, komentoi protestën e datës 8 janar 2022.

Ristani theksoi se Basha i ka duart e lara me gjakun e demokratëve, duke shtuar se është duke shkatërruar Partinë Demokratike.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

“Lulzim Basha ka marrë vendime që kanë dëmtuar PD-në. Kishte kohë që njerëzit ishin të bindur se PD ishte bërë palë me këtë pushtet kriminal. Sot Basha i ka duart me gjakun e demokratëve.

Lulzim Basha dhe njerëz pranë tij janë të lidhur me afera korruptive me kullat në Tiranë dhe me korrupsionin në Bashkinë e Durrësit. Basha dhe Policia e Shtetit janë kthyer në armiq të opozitës së vërtetë të vendit”, deklaroi Ristani.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group