Futbolli turk në zi, ndahet nga jeta mbrojtësi 27-vjeçar

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur për ekipin e Konyasporit dhe për gjithë futbollin turk.

Mbrojtësi 27-vjeçar, Ahmet Calik, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Ai u përfshi në një aksident automobilistik që rezultoi fatal për të.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Mbrojtësi, që ishte shok ekipi me Sokol Cikalleshin dhe Endri Çekiçin, humbi kontrollin e makinës e cila u përmbys dhe doli nga rruga. Ndihma ndaj futbollistit nuk rezultoi efikase duke futur gjithë botën e futbollit në zi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group