Ndërroj jetë në kopshtin privat, fëmija kishte shenja në fyt

Një 3 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një kopsht privat në Fier. Sipas burimeve bëhet me dije se vogëlushi është dërguar pa shenja jete në spital.

Sipas burimeve nga spitali, mësohet se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Ndërkohë trupi i pajetë i 3 vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit ku pritet që ti bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

 

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

 

Lexo edhe

E rëndë në Fier, edukatoret dërgojnë të pa jetë trupin e 3-vjeçarit në spital

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group