Ngjarja tragjike në kopshtin në Fier/ Tentoi të merrte çantën, dyshohet se vogëlushi u mbyt me kapuçin e xhupit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në një kopsht privat në Fier.

Policia ka zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin “Flatrat e Dijes” në Fier. Fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.

 

Ka qenë edukatorja e tij ajo që e ka gjetur të miturin pa shenja jete, ndërsa e alarmuar ka njoftuar koleget dhe më pas ambulancën.

Bëhet e ditur se 3-vjeçari ka shkuar në spital pa shenja jete. Aktualisht edukatorja ndodhet në polici, ku po jep dëshminë e saj, ndërkohë që familjarët e 3-vjeçarit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

 

Ndërkohë sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit ka folur me mjekun që kishte ndjekur rasti dhe ai i kishte pohuar se fëmija kishte shkuar pa shenja jete dhe me një shenjë në fyt.

LEXO EDHE

Ndërroj jetë në kopshtin privat, fëmija kishte shenja në fyt – Maska

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group