Gjërat e para që duhet të bëni sapo të nisë 2022-shi

1. Ndaloni së pari ishin në rrjete sociale.

Ndarjet janë të vështira, por s’po e ndihmoni veten aspak duke parë çdo gjë që ish-i dashuri bën në rrjete sociale. Kujt i intereson? Vit i ri, njeri i ri. Shih veten tënde!

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

2. Kujtohu të telefonosh familjarët.

E di që jetojmë në një periudhë kur telefonatat bëhen të bezdisshme dhe çdo gjë mund të sqarohet fare mirë me mesazhe, por nëse dikush ju telefon, e bën se me siguri do të thotë diçka, pastaj është bukur t’i dëgjosh zërin dikujt që e do. Prandaj boll u sorollatët nëpër rrjete sociale dhe telefonojini.

3. Thoni faleminderit.

Nëse dikush ju uron për ditëlindje, ose ju dërgon një kartolinë për Krishtlindje, merrni mundimin dhe falënderojeni. S’është se e ka për detyrë, e bën nga kënaqësia dhe kjo duhet vlerësuar.

4. Pini ujë të shkretën!
Është 2022-shi, akoma nuk e dini sa e rëndësishme është të hidratoheni? Dhe të bie më lirë se të blesh pije me gaz apo me sheqer që s’kanë kurrëfarë përfitimi.

5. Boll patë telefonin në tavolinë.
Vetëm nëse po hani vetëm dhe jeni në siklet nga të pranishmit, atëherë mund ta shihni. Por nëse jeni me njerëz s’ka asnjë arsye pse të merreni me telefonin. Një tavolinë me njerëz që i kanë ngulur sytë telefonit s’ka asgjë argëtuese, në fakt duket shëmtuar dhe e mërzitshme.

6. Thoni ‘më fal’ vetëm kur ta ndjeni vërtet.
Është shumë e thjeshtë të thuash ‘më fal’ për çdo gjë, por mendohuni pak. A ishte vërtet faji juaj? A ju vjen vërtet keq? Mos kërkoni falje për çdo gjë.

7. Hiqni njerëzit toksikë nga rrjetet sociale.
Nëse dikush nuk ju pëlqen, s’ju duket interesant, apo ju bezdis kur e shihni në faqen kryesore të Instagramit, thjesht hiqeni. Kë po përpiqeni të gënjeni? S’ka më negativitet këtë vit!

8. Bëj çdo javë diçka që të pëlqen.
Jo domosdoshmërisht duhet të ndryshoni aspektet negative të jetës tuaj. Mund të festoni dhe gjërat e bukura. Të merrni një pushim 10-minutësh nga puna, të shijoni filxhanin tuaj të kafesë, ose të shikoni një film, trajtojeni veten me dashuri.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group