Çfarë NUK duhet të konsumoni natën e Vitit të Ri sipas dietologëve

Tryeza që të gjithë mezi presim të konsumojmë është ajo e Vitit të Ri. Megjithatë, nëse vuani nga kolesteroli i lartë, hipertensioni apo diabeti, kjo tryezë duhet të ketë disa produkte të reduktuara.

1. Lëkura e gjelit te detit

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Nen lëkuren e gjelit te detit akumulohet një sasi e konsiderueshme yndyre te ngopur, kolesteroli dhe kripe. Ne vetëm 30gr lëkure gjenden 160kalori te cilat vijnë nga yndyre e ngopur dhe 50mg kolesterol. Përveç këtij fakti, mënyra e gatimit ka shume te beje me përmbajtjen e lëkurës. Temperaturat e larta te gatimit mund te shkaktojnë formimin e substancave kancerogjene.

2. Pijet e gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë sheqer ne sasi te mëdha. Vetëm një kanaçe e vogël përmban 12 luge sheqer! Kaloritë e 12 lugëve sheqer janë te barabarta me kaloritë e një cope bakllava! Me ndryshimin e vetëm qe bakllavaja te ngop madje te vel kurse kaloritë nga pijet e gazuara sensoret tanë te ngopjes nuk I njohin fare!

3. Pijet alkoolike

Pijet alkoolike shkaktojnë dehidratim (sidomos pijet e kripura), dhe rënie te sheqerit ne gjak. Disa kokteje mund te përmbajnë sasi te mëdha kalorish dhe sheqeri duke u përzier me shurupe te koncentruar.

4. Majoneza

Majoneza qe përdorim për sallatën ruse është nga ushqimet me delikate dhe me te mundshme për te shkaktuar helmime. Kjo për shkak të të verdhës se vezës e cila përdoret e gjallë.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group