Skandal/ Veliaj ‘dhunon’ të rinjtë në ditën e rinisë

 

Truprojat e Erion Veliajt nxorën me forcë nga salla disa studentë që kritikuan kryebashkiakun e Tiranës gjatë fjalimit të tij në aktivitetin e thirrur për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Veliaj nuk u përgjigj për akuzat lidhur me vrasjen e Ardit Gjoklajt apo betonizimin e Tiranës, por vendosi truprojat përballë të rinjve. Pjesëmarrësit në aktivitet nuk mbanin maska dhe shkelën edhe distancën e protokolleve anti-Covid.

Akuzat e forta, për argumente që ndër vite janë kthyer në pikëpyetje të mëdha mbi punën dhe profilin e tij politik, si vrasja e Ardit Gjoklajt apo betonizimi i Tiranës nga kullat shumëkatëshe, nuk morën përgjigje nga Erion Veliaj.

Teksa aktivistët e Lëvizjes së Universitetit po ironizonin titullin e akitivitetit me Tiranën si kryeqytetin europian të rinisë, duke theksuar se paguajnë tarifa më të larta se rroga e Kryebashkiakut, përgjigja e Veliajt erdhi nga truprojat, të cilët i vendosi përballë studentëve dhe i përdori për të nxjerrë jashtë kritikët.

Në këtë rast veç pamjeve që flasin vetë për ndërhyrjen fizike të truprojave të Kryebashkiakut ndaj të rinjve, pamjet duken kritike sa i përket grumbullimit të mijëra personave në shkelje të plotë të protokolleve anti-Covid.

Përveç maskave që nuk janë mbajtur në ambient të mbyllur, pjesëmarrësit nuk kanë zbatuar as uljen dhe qëndrimin në distancat e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve.

https://fb.watch/9MDTyk8Hb7/

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group