Çudit kryebashkiaku Gjici: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Në kuadër të zbatimit të urdhrit të kryeministrit Edi Rama për pastrimin e qyteteve nga mbetjet urbane, kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici doli sot përpara mediave për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Ai bëri thirrje banorëve të zonës që të mbajnë pastër ambientin dhe ti hedhin mbeturinat në koshat e plehrave, përndryshe ai paralajmëroi sanksione me gjoba dhe më pas ndjekje penale.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

Por në prononcimin e tij, Gjici habiti duke deklaruar se as Gjermania nuk i ka bërë këto investimet që ka bërë Kukësi.

“Që kur kemi marrë bashkinë i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit. Ky investim që është bërë këtu, si është, sikur thonë edhe disa që vijnë nga Gjermania, edhe në Gjermani nuk e gjejnë këtë investim. Nuk dua të them që ne krahasohemi me Gjermaninë, se është krahasim shumë i madh”, tha ai.

Kryebashkiakët socialistë po çudisin me veprimet e deklaratat e tyre. Disa javë më parë edhe kryebashkiaku Lefter Alla u bë pjesë e memeve dhe fotove virale për rrugën e çuditshme që inaguroi në një fshat të Bulqizës, ku nuk merrej vesh nëse ishe një kanal vaditës apo një rrugë. Ndërtimi ishte jashtë çdo standardi.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group