“Berisha po trimëron demokratët duke i çuar drejt një iluzioni”/ Kadilli: Nuk mund të jemi në konflikt me SHBA-të

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin “Frontline” në News është shprehur se PD u krijua falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Sipas tij Berisha me iniciativën e tij vetëm po trimëron demokratët por nuk i çon ata drejt fitores.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

“PD kishte rënë në një kënetë dhe nuk lëvizte asgjë. Unë edhe në aksionin tim politik nuk e kam përdorur çështjen non grata sepse ne si PD duhet  ta kishim larguar Berishën me një projekt të ri. Basha nuk e krijoi dot dhe duhet të ikë. Fakti që s’e ka bërë do të thotë që s’i ka pëlqyer. Basha ka tradhtuar demokratët.  Shoqëria prandaj nuk voton për ne. Njëri thotë peng e tjetri llum. Të njëjtët oligarkë kanë mbështetur Ramën, Berishën dhe Bashën dhe prandaj nuk kemi fituar.  Ne fitojmë nëse i prezantojmë shqiptarëve një lidership të ri i papërlyer. Çdo ndërhyrje që do i bënte ftesë arsyes do t’i bënte mirë. PD ka pasur mbështetjen e fortë të SHBA-ve. Kur është krijuar PD është krijuar më kontributin e Amerikës dhe nuk mundet që të jemi në konflikt me atë. Unë i kam bërë thirrje Berishës që të largohet dhe mos e përfshijë PD-në në çështjen e tij.  Unë u them demokratëve kapërceni liderin, mos bini pre e tij. Jam i vendosur tek projekti i ri që kam nisur sepse PD ka nevojë për një projekt të ri. Me Sali Berishën nuk fitojmë dot. Për 30 vjet nuk ka fituar asnjëherë forcë e parë PD. Nuk ka asnjë propozim të ri, ai po trimëron demokratët dhe po u jep një iluzion të ri”

Unë nuk kam firmosur në Kuvendin e 11 dhjetorit. Nuk e kam mbështetur iniciativën e tij dhe nuk kam qenë asnjëherë në Foltore. Legjitimiteti i demokratëve që mblidhen buron nga ata vetë. Kuvendet nuk do të arrijnë qëllimin maksimal. Duhet ta pranojmë me dhimbje që PD është e ndarë. Në PD krizën e soli modeli i autokratit që e solli Berisha dhe dhe e vazhdoi Basha. Ku ka parë ai që të humbësh apo të mos ikësh. Problemi nuk është vjedhja po ne, se duhet të japim shpresë. Basha arriti një rezultat shumë të mirë në vitin 105 por nuk diti të krijojë projekt.  Rama është përfituesi më i madh, por unë shpresoj se PD do të krijojë një lidership të ri dhe ai do të jetë fundi i Ramës”- tha ai..

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group