Futbollisti i njohur thumbon Erjona Sulejmanin: Njeriu pendohet kur sheh…

Për disa vite ata ishin një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it. Por edhe pas ndarjes Blerim Xhemajli dhe Erjona Sulejmani, vijuan që të ishin në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave që bënin në rrjetet sociale apo intervista.

Futbollisti i njohur është shprehur se ndoshta prania e medieve në jetën e tyre ka ndikuar shumë. Së fundmi, në një intervistë të dhënë në Zvicër, Xhemajli është shprehur se ajo që do të ndryshonte në jetën e tij, do të ishte pikërisht ruajtja më shumë e privatësisë së jetës së tij.

Advertisement
Elton Redi Autogas Banner

“A kam të dashur tjetër? Jo, jam beqar. Por unë ende ëndërroj për një familje të madhe me shumë fëmijë. I dua familjet e mëdha. Unë ende nuk kam hequr dorë nga kjo ëndërr. Por nëse do të kisha një të dashur të re, nuk do ta trumbetoja këtu. Kam mësuar nga e kaluara.

Unë kam qenë shumë në media me marrëdhëniet e mia. Ka disa gjëra për të cilat njeriu pendohet kur sheh prapa në kohë. Sot do të isha më pak i hapur. Do ta mbroja më shumë privatësinë time. Por ishte gjithashtu shumë e vështirë, në Napoli, për shembull, më ndiqnin hap pas hapi”, tha Xhemajli në intervistën e tij.

Për t’u bërë pjesë e page dhe grupit të “Maska.al” ne FB mjafton të klikoni:
Like Page
dhe Join Group